EMRAT E DEPUTETËVE TË RINJ NË LEGJISLATURËN E NËNTË TË KUVENDIT TË KOSOVËS!
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt, do të ketë ndryshime në përbërjen e Kuvendit. Rreth 20 deputetë do të jenë për herë të parë pjesë e Kuvendit nga numri i përgjithshëm i 120 deputetëve.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka mbi 10 deputetë të rinj.
Nga kjo parti, deputetë për herë të parë do të jenë: Edona Llalloshi, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Ilir Kërçeli, Bilbil Sokoli, Ejup Maqedonci, Liza Gashi e të tjerë.
Nga PDK-ja Vlora Çitaku, Sala Jashari, Jakup Nura, Artan Behrami, Kosovare Murseli, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci etj.
Nga LDK: Fadil Hadergjonaj, Jehona Lushaku Sadriu, Alban Zogaj, Krenar Xhaferi, Paris Guri, Arjeta Abazi, Serbeze Muçaj.
Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri në moshë, e që janë Avni Dehari nga VV dhe Sala Jashari nga PDK.
A1info