Almin Shaqiri kritikon ashpër Ardita Sinanin dhe Enkel Rexhepin: “Dyfytyrësia politike nuk ka fund”
Preshevë, 14 prill 2025 – Këshilltari komunal Almin Shaqiri ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të ish-kryetares Ardita Sinani dhe deputetit lokal Enkel Rexhepi, duke i akuzuar për dyfytyrësi politike dhe veprime pa parime.
Në një deklaratë publike, Shaqiri ka theksuar se “është e vërtetë që Dema veç Berishë nuk është, për këtë edhe dolëm në protestë”, por kujton se vetëm një ditë pas protestës me moton “Për identitet dhe dinjitet”, në zyrën e kryetares së komunës janë pritur me lule drejtuesit e institucioneve që përfaqësojnë pikërisht sistemin që shqiptarët e Luginës po e kundërshtojnë.

“Dyfytyrësia s’ka fund – këtë e kanë kuptuar qytetarët tanë. Këta natën të vrasin, e ditën të vajtojnë,” ka thënë Shaqiri, duke iu referuar një episodi ku protestuesit ngjitën parulla para zyrave të Trupit Koordinues, ndërsa të nesërmen kryetarja priti kryetarin e atij institucioni, Nenad Mitroviq.
Vlen te theksphet se Partija për Veprim Demokratik (PVD), në të cilën bëjnë pjesë Sinani dhe Rexhepi, kanë votuar Qeverine e Aleksandër Vuçiqit dhe të Partinë Përparimtare Serbe të, duke e cilësuar këtë si një akt të pafalshëm për një subjekt që pretendon të mbrojë interesat e shqiptarëve në Serbi.
Deklarata e Shaqirit vjen në vazhdën e tensioneve politike në Preshevë, pas emërimit të Demo Berishës si kandidat për Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave – një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta nga subjekte dhe figura të ndryshme politike në Luginë.
A1 info