Kryetarja e Preshevës reagim të ashpër ndaj emërimit të Demo Berishës: “Presheva nuk përfaqësohet me maska politike!”

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 14 prill 2025 – Kryetarja e Komunës së Preshevës ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Demo Berishës si kandidat për Ministër të të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, duke e cilësuar këtë vendim si një “fyerje për qytetarët shqiptarë në Luginë”.

Në një deklaratë të publikuar të hënën, ajo thekson se emërimi i Berishës “nuk është përfaqësim, por një përpjekje e ulët për të krijuar një iluzion për bashkëjetesë dhe barazi”, ndërkohë që sipas saj, realiteti në terren flet për diskriminim të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Demo Berisha nuk përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës – ai është zëri i atyre që kanë ndërtuar karrierë mbi mohimin e identitetit tonë, mbi heshtjen për padrejtësitë që na bëhen çdo ditë,” shprehet ajo.

Kryetarja thekson se shqiptarët e Luginës kanë nevojë për përfaqësues autentikë, që vijnë nga vullneti i qytetarëve dhe që flasin me zë të lirë, jo për figura të fabrikuara që përdoren si “dekor politik për ndërkombëtarët”.

“Ne nuk jemi pakicë që kërkon mëshirë, por popull që kërkon të drejtat që i takojnë me Kushtetutë, me marrëveshje dhe me dinjitet. Presheva që unë përfaqësoj qëndron e bashkuar për të drejtat e saj, me kokën lart dhe zërin e qartë,” përfundon deklarata.

Ky është reagimi i radhës pas atij të Këshillit Kombëtar Shqiptar, që gjithashtu kundërshtoi fuqishëm emërimin e Berishës, duke theksuar se ai nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve në Serbi.

A1 info