Kurti: Pikat e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut, ura bashkëpunimi e fqinjësie të mirë

Publikuar 1 vit më parë

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se krijimi i pikave të përbashkëta kufitare në Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë përfaqëson shumë më tepër sesa një investim infrastrukturor, duke i cilësuar ato si ura të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Kurtit, këto pika janë shembull i shërbimit të përbashkët dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe. “Këto pika nuk janë vetëm korridore kalimi, por ura që na lidhin më shumë. Nga tani e tutje, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa shkëmbimi i të dhënave do të realizohet në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik,” theksoi ai.

Ai bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024, mbi 5 milionë qytetarë kanë kaluar në tri pikat kufitare që lidhin dy shtetet, duke e cilësuar këtë si dëshmi të qartë të intensitetit të marrëdhënieve dhe nevojës për qarkullim të lirë e të lehtësuar.

“Kjo lëvizje e përbashkët është në funksion të qytetarëve dhe të tregtisë. Na gëzon fakti që tani policët tanë do të punojnë krah për krah, në të njëjtat ambiente. Kjo është një shenjë e besimit dhe e bashkëpunimit të ndërsjellë,” u shpreh Kurti.

Pikat e përbashkëta kufitare synojnë të lehtësojnë procedurat për qytetarët dhe të nxisin qarkullimin ekonomik ndërmjet dy vendeve fqinje.