NOVI PAZAR: Ndërhyrje e dhunshme në Novi Pazar: Shefi i policisë përfshihet në largimin e studentëve nga rruga (video)

Publikuar 1 vit më parë

Novi Pazar – Një ndërhyrje e dhunshme policore është regjistruar sot në Novi Pazar, gjatë një proteste spontane të studentëve dhe qytetarëve, të cilët u ulën në rrugë për të bllokuar kalimin e autobusëve me simpatizantë të partisë në pushtet, SNS, që po udhëtonin drejt një mitingu në Beograd.

Intervenimi i policisë

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se në aksion ka marrë pjesë vetë shefi i Policisë së Novi Pazarit, Nermin Ljajiq, i cili shihet duke tërhequr fizikisht studentët nga rruga.

Protestuesit kishin zgjedhur formën paqësore të uljes në mes të rrugës, por reagimi i policisë ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Në video-incizime shihet se qytetarët janë tërhequr me forcë nga efektivët e policisë, ndërkohë që dëgjohen thirrje si: “A nuk ju vjen turp?” dhe “Turp të keni!”.

Përmes kësaj ndërhyrjeje, policia siguroi kalimin e lirë për autobusët e organizuar që po shkonin në mitingun e Beogradit.

Ndërhyrja e sotme e ka rikthyer në fokus figurën e diskutueshme të Nermin Ljajiqit, ndaj të cilit në të kaluarën ishte hapur një procedurë disiplinore për përpjekje për të fshehur një rast të përfshirjes së një polici në arratisje.

Ljajiq u emërua në krye të Policisë së Novi Pazarit në shtator të vitit 2020, pak para se Nebojša Stefanović të largohej nga MPB dhe të zëvendësohej nga Aleksandar Vulin. Dy hetues të krimeve në Novi Pazar më parë kishin paraqitur një ankesë ndaj tij në Sektorin e Kontrollit të Brendshëm për largim të paligjshëm nga puna.

A1 info