Shkolla “Prof. Ibrahim Kelmendi” shënon 80-vjetorin: Nderohen veteranët e arsimit

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – Shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” ka shënuar jubileun e 80-vjetorit të themelimit me një manifestim solemn, ku janë nderuar me mirënjohje disa nga veteranët e arsimit që lanë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave.

Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe mysafirëve të shumtë, u vlerësua rrugëtimi i gjatë dhe kontributi i kësaj shkolle në arsimimin e fëmijëve të Preshevës ndër vite.

Drejtoresha e shkollës, znj. Fitore Sahiti, ka ndarë disa fotografi nga organizimi në llogarinë e saj në Facebook, duke shprehur emocionet dhe krenarinë për këtë ditë të veçantë.

“E privilegjuar të isha nikoqire e Manifestimit të shënimit të jubilarit të 80-të të shkollës sonë – ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Ky përvjetor shënon jo vetëm një moment reflektimi për të kaluarën, por edhe një shtysë të re për përkushtim e cilësi në arsimin e brezave që vijnë.