KKSH ndan 102 mijë euro për organizatat e personave me aftësi të veçanta në Luginë – Falënderim për Qeverinë e Kosovës ( Foto galeri)






Preshevë, 8 prill 2025 – Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), në kuadër të mbështetjes së financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës, ka nënshkruar sot kontratat me gjashtë organizata që veprojnë në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjes së personave me aftësi të veçanta.
Kontratat u nënshkruan nga kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, si rezultat i thirrjes publike të hapur nga Këshilli dhe përkrahur financiarisht nga institucionet e Kosovës. Totali i fondeve të ndara është 102,000 euro.
Organizatat përfituese janë:
Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Qendra Bashkëveprim Qendra Era Drejtoria për Inkluzion Ti Barabartë Unë Qendra Hope
“Ndarja e këtyre fondeve është një hap konkret drejt fuqizimit të komunitetit të personave me aftësi të veçanta në Luginën e Preshevës, duke kontribuar në përfshirje sociale, barazi dhe dinjitet për të gjithë,” deklaroi kryetari Rexhepi pas nënshkrimit.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për Qeverinë e Kosovës, në veçanti për:
Kryeministrin Albin Kurti Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi Këshilltarin për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi
A1 Info