Këshilli Kombëtar Shqiptar hap thirrjen për bursa dhe ndihma financiare për studentë dhe nxënës | A1 Info

Publikuar 1 vit më parë

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur thirrjen për aplikim për bursa studentore dhe ndihma financiare, në kuadër të programit “Përkrahje për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun”, që zbatohet me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ftohen të aplikojnë:

Studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku, për përfitimin e bursave studentore; Nxënësit shqiptarë pa një ose asnjë prind, që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme, për ndihmën e njëhershme financiare.

Ky program synon të mbështesë arsimin dhe mirëqenien e të rinjve shqiptarë në këto rajone, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për rrugëtimin e tyre arsimor.

“Aplikoni dhe përfitoni nga kjo mundësi e rëndësishme për të mbështetur rrugëtimin tuaj arsimor!” – thuhet në thirrjen e Këshillit.

Për më shumë informacione dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, vizitoni faqen zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Qhttp://kksh.org/wp-content/uploads/2025/04/20250704-FORMULARI-BURSA-1.docx

http://kksh.org/wp-content/uploads/2025/04/20250704-FORMULARI-BURSA-1.docx

A1 Info