Sami Salihu godet: Ragmi Mustafa, nga gurëthyes në “ruajtës” plazhesh – solidarizohet në Ulqin me synime të reja?
Në një postim thumbues, Sami Salihu ironizon shfaqjen e befasishme të Ragmi Mustafës në protestat për mbrojtjen e plazhit publik në Ulqin.
“Ragmi Mustafa i gurëthyesve të Preshevës, shfaqet në Ulqin për kinse solidarizim me protestuesit… Mendo ku e ka synimin – me kap aty diçka për vete!”, shkruan Salihu.
Nga asfaltimet pa leje në Preshevë që po i kushtojnë komunës qindra mijëra euro, e deri te plazhet e bregdetit malazez – Ragmiu duket se ka lënë gjurmë nga gurorja e Preshevës e deri te rëra e Ulqinit.
A është ky një “tur solidarizimi” apo thjesht eksplorim terreni për ndonjë parcelë të re? Ironia e Salihut na lë të mendojmë…
Postimi i plotë i Sami Salihut:
https://www.facebook.com/share/p/18m4A5TbHY/?mibextid=wwXIfr