Ekskluzive | Presheva në borxhe të trashëguara: Si një rrugë e asfaltuar pa leje po i kushton komunës 270 mijë euro – Dyshime për korrupsion dhe keqmenaxhim

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, prill 2025 – Komuna e Preshevës përballet me një rrezik të madh financiar që mund të rëndojë ndjeshëm buxhetin komunal. Sipas një postimi të këshilltarit komunal Almin Shaqiri, komuna mund të dëmtohet me mbi 27 milion dinarë (rreth 270,000 euro) për shkak të një çështjeje pronësore që është zvarritur për më shumë se një dekadë.

Sipas A1 info bazuar në kritikën e Almin Shaqiri shtohen disa pytje:

Si nisi gjithçka?

Rasti daton nga viti 2011, kur sipas Shaqirit, ish-kryetari i komunës tani zv. Kryetar i komunës Ragmi Mustafa ka urdhëruar asfaltimin e një rruge në qytet pa kompenzuar pronarët e tokës ku është ndërtuar rruga. Kjo ndërhyrje, edhe pse në shërbim të infrastrukturës urbane, ka lënë pasoja ligjore të pashmangshme, për shkak të mosrespektimit të së drejtës pronësore.

Neglizhenca që e thelloi problemin

Në vend që të gjendej një zgjidhje kompromisi me pronarët, kryetarja aktuale Ardita Sinani, sipas postimit të Shaqirit, ka neglizhuar marrëveshjen, çka ka çuar në rritjen e dëmshpërblimit nga 17 milion në 27 milion dinarë.

Procesi gjyqësor në fund të muajit

Çështja është duke u shqyrtuar në gjykatë që nga viti 2021, ndërsa seanca vendimtare është caktuar për në fund të këtij muaji. Pritet një vendim në dëm të komunës, duke shkaktuar një precedent të rrezikshëm dhe një goditje të madhe financiare.

A vend për dyshime për korrupsion?

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është dyshimi për korrupsion, duke sugjeruar se mund të ekzistojë një marrëdhënie përfitimi mes Ragmi Mustafës dhe pronarëve të tokës. Pyetja e drejtpërdrejtë që ai shtroi në publik ishte:

“A mund të ketë përfituar Ragmi Mustafa përqindje nga pronari i tokës për të shtruar rrugën në atë parcelë?”

Ku po shkon Presheva?

Ky rast është simptomë e një keqmenaxhimi kronik dhe mungesë të strukturës ligjore dhe përgjegjësisë institucionale në Komunën e Preshevës. Çështje të tilla, që mund të zgjidheshin me marrëveshje të hershme, tani po rëndojnë buxhetin e qytetarëve dhe po godasin direkt interesin publik.

Pa udhëheqës të përgjegjshëm dhe pa një strategji ligjore dhe menaxheriale të qëndrueshme, Presheva, ndodhet në “rrugë qorre, drejt humnerës”. Ajo që kërkohet tani është transparencë, përgjegjësi dhe veprim i menjëhershëm për të minimizuar dëmin financiar, si dhe një hetim i plotë për të sqaruar nëse ka pasur keqpërdorim apo korrupsion në këtë proces.

A1 info

Këtu mund ta lexoni artikullin e Almin Shaqiri:

https://www.facebook.com/share/p/12G1C8dnf9P/?mibextid=wwXIfr