Kryetarja e Preshevës pret në takim Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti: Fokus në bashkëpunim ndërkufitar dhe zhvillim ekonomik (Foto galeri)

Publikuar 1 vit më parë

Në Komunën e Preshevës është zhvilluar sot një takim vëllazëror ndërmjet Kryetares së Komunës dhe Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, z. Izet Mexhiti, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij: znj. Miqereme Rusi – këshilltare për arsim, z. Astrit Iseni – zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe znj. Feride Haxhiu – deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Takimi u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik të zonës, me një theks të veçantë për përfshirjen e investitorëve nga Maqedonia e Veriut në Zonën Industriale të Preshevës. U diskutuan gjithashtu mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta përmes fondeve ndërkombëtare.

Një ndër temat kyçe të diskutimit ishte hapja e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, i cili do të lehtësonte qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dyja anëve të kufirit.

Në qendër të bisedimeve ishte edhe arsimimi universitar i të rinjve nga Lugina e Preshevës. Palët diskutuan mundësitë për ofrimin e bursave dhe akomodimit për studentët që ndjekin studimet në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vizitë vëllazërore rikonfirmoi vullnetin e përbashkët për ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të ndërsjellë të zonave përkatëse, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet shqiptarëve në rajon.

A1 info