Zv. Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në mbrojtje të Plazhit të Madh në Ulqin

Publikuar 1 vit më parë

Ulqin, 5 prill 2025 – Zv. Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, mori pjesë në një ngjarje të veçantë në Ulqin, e cila nga një ceremoni festive u shndërrua në protestë paqësore për mbrojtjen e Plazhit të Madh. Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegaj, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Komunës së Ulqinit, Mustafa iu bashkua përfaqësuesve vendorë dhe qytetarëve në këtë aktivitet simbolik që kishte për qëllim kundërshtimin e iniciativës së qeverisë malazeze për dhënien me koncesion të Plazhit të Madh.

Ragmi Mustafa, në një drekë mes serbëve malazezëve dhe kombësive tjera në Ulqin

Sipas postimit të tij në rrjete sociale, Mustafa theksoi se kjo ngjarje bashkoi shqiptarë, malazezë, serbë dhe komunitete të tjera etnike në një qëndrim të përbashkët: Plazhi i Madh nuk është për t’u shitur apo falur. Ai vlerësoi unitetin e këshilltarëve komunalë dhe deputetëve nga të gjitha partitë politike që, në vend të kremtimit, shprehën shqetësimet ndaj planeve për t’ia dhënë për 99 vite këtë pasuri natyrore investitorëve të huaj, konkretisht nga vendet arabe.

“Plazhi i Madh i Ulqinit nuk shitet dhe nuk falet”, u shpreh Ragmi Mustafa, duke përkrahur fuqishëm qëndrimin e institucioneve lokale dhe qytetarëve të Ulqinit në mbrojtje të një prej pasurive më të çmuara të bregdetit shqiptar.