SHKRIMTARI BILALL MALIQI NË ENTIN PARASHKOLLOR NË PRESHEVË
Shkrimtari, Bilall Maliqi, për nder të 2 prillit –Ditës Botërore të Librit për Fëmijë, ishte i ftuar nga edukatoret, për një orë, kushtuar kësaj dite të veçantë për librin për fëmijë.
Shkrimtari, Maliqi, para fëmijëve foli për librin, për rëndësinë e librit dhe lexoi vjersha të kapshme për këtë grupmoshë të fëmijëve.
Fëmijët e dëgjuan me vëmendje shkrimtarin tek recitonte poezitë e tij për ata, dhe u ndan të kënaqur me shkrimtarin dhe me poezitë e tij.
Nuk munguan as recitimet dhe këngët e fëmijëve, të cilët e bënë këtë takim më madhështor.
Shkrimtari, tha, se ky takim ishte i pari i këtij lloji me këtë grupmoshë, përveç orëve letrare, ku ishin të pranishëm më shumë poetë.
Shkrimtari premtoi se prapë do t’i vizitojë këta fëmijë, të cilët po përgatiten për në klasë të parë.
A1info

