Në emër të forcimit të kohezionit ndëretnik në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po iluzionohet opinioni për përfitime personale!

Publikuar 1 vit më parë

Pasi strukturat e Intetspid-it janë të lidhura ngushtë me ato të SPS-së, nuk mund të anashkalohet dyshimi se, në emër të forcimit të kohezionit ndëretnik në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po iluzionohet opinioni për përfitime personale. Në këtë valle, ngadalë po hyn edhe Komuna e Preshevës, me pretekstin se po hapen vende pune dhe se edhe komuna duhet të investojë.

Analiza e situatës në Preshevë dhe Medvegjë sjell në pah një model të përsëritur të manipulimit politik dhe ekonomik, që duket të jetë i përqendruar në shfrytëzimin e fondeve shtetërore dhe evropiane për përfitime personale dhe politike, nën pretekstin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve lokalë.

Deklaratat kontradiktore mes kryetares së Komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kabinetit të saj rreth projektit të kompanisë InterSpeed, që pretendohet të krijojë 1000 vende pune, nxjerrin në pah mungesën e transparencës dhe koordinimit institucional. Reagimi i kabinetit të kryetares, i cili shprehet për më shumë informim dhe transparencë, tregon përplasje të brendshme politike dhe hedh dyshime mbi seriozitetin e investimit të paralajmëruar. Kjo situatë përforcon perceptimin e një administrate të përçarë dhe të paqëndrueshme, që krijon mundësi për abuzim dhe manipulim të interesave publike për përfitime personale.

Përfshirja e znj. Leme Xhemës, aktiviste e PVD-së dhe bashkëpunëtore e InterSpeed-it, e cila më parë ka qenë e kërkuar nga Interpoli, është një tregues shqetësues për ndikimin e strukturave politike në projekte ekonomike. Përfshirja e personave me të kaluar problematike për interesa politike dhe biznesi hedh hije mbi legjitimitetin e këtyre iniciativave dhe ndikon negativisht në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve lokale.

Në këtë valle në mënyrë tinxare dhe të justifikuar është edhe Ragmi Mustafa, profesor universitar dhe zëvendëskryetar i Komunës së Preshevës, si një figurë që zhvillon takime sekrete me SPS-in e Serbisë për përfitime politike, krijon një panoramë të errët të ndërhyrjes politike në çështjet lokale. Emërimi i tij si kryetar i dhunshëm nga Ivica Daçiqi, siç e ka pagëzuar vetë ai, shton dyshimet për kontroll politik dhe abuzim me pushtetin përmes mbështetjes së Beogradit në kurriz të interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bile, bile në një moment ishte paraparë edhe vizita e ministrit Ivica Daçiq në Preshevë, mirëpo ajo është anuluar dhe arsyet ende nuk dihen.

Vendimi që emroi Ivica Daçiqi, Ragmi Mustafën kryetar të “organit të dhunshëm” – organit të përkohëshëm.

Shembull konkret, apo model i zhvatjeve është fabrika e peletit “Jablanica EKO” në Medvegjë është një tregues konkret i mënyrës se si projektet e investimeve përdoren për zhvatje financiare.

“Regjistri i bizneseve: ku shife se biznesi Jabllanica Eko u themelua në vitin 2013 dhe shkoi në falimentim në vitin 2021. Ku u subvencionua me 870.000 euro”

Investimi në vitin 2014 që u bë prej 870,000 eurosh nga Komuna e Medvegjës, Qeveria e Serbisë, BE-ja dhe Sllovenia, që çoi në falimentimin e fabrikës brenda pak vitesh respektivisht në 2021, sugjeron një skemë të mirëplanifikuar për përvetësimin e fondeve publike. Në këtë hapje solemne ishte edhe Ivica Daçiq që promovonte vlera bashkëjetese dhe zhvillim ekonomik.

Ivica Daçiq:
Në Medvegjë është hapur fabrika e peletit “Jablanica EKO”, ku janë punësuar 50 punëtorë.
Problemi më i madh për të gjithë ju këtu, pavarësisht nëse jeni serbë, shqiptarë apo romë, është situata ekonomike dhe papunësia, tha kryeministri Ivica Daçiq.

Ky skenar është një pasqyrë e një modeli të përsëritur, ku projektet ekonomike përdoren për të përfituar përkohësisht dhe për të krijuar një fasadë të zhvillimit ekonomik, ndërsa në realitet fundosin ekonominë lokale dhe lënë qytetarët e papunë dhe të zhgënjyer.

Nëse Presheva përdoret si një pikë strategjike për zhvatje të fondeve komunale, republikane dhe të BE-së, atëherë ky është një problem i thellë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse. Kontrolli i dobët institucional dhe mungesa e transparencës krijojnë një terren pjellor për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Në këtë kontekst, veprimet e kryetares dhe Ragmi Mustafës, nëse janë të vërteta, përforcojnë bindjen se strukturat politike lokale po veprojnë për përfitime personale në kurriz të qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Në vend që të përdoren për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të jetesës së popullsisë lokale, fondet e BE-së dhe ato shtetërore duket se po përdoren për manipulime politike dhe përforcim të strukturave të kontrollit. Nëse kjo praktikë vazhdon pa ndërhyrje, pasojat do të jenë të rënda për të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke dobësuar ekonominë lokale në ekstrem dhe duke përkeqësuar pozicionin e tyre politik dhe shoqëror në rajon.

Ky model kërkon ndërhyrje të fortë dhe transparente nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare për të hetuar keqpërdorimin e mundëshme të fondeve dhe për të vendosur masa të forta mbikëqyrëse. Vetëm përmes një qeverisjeje të drejtë dhe të përgjegjshme mund të sigurohet që fondet e destinuara për zhvillim ekonomik të përkthehen në përfitime reale për qytetarët dhe jo në pasurim të një grupi të vogël individësh të lidhur me pushtetin.

P.S. Çdo investim që vjen nga kushdo qoftë në të mirë të vendit është i mirëseardhur. Por çdo “investim” që vjen për të zhvatur fondet republikane të BE-së dhe komunale duhet të përballet me masa të rrepta, si nga pushteti qendror ashtu edhe nga ai lokal.

Nga Kujtim Sadriu