Shqiptari nga Tirana merr komandën e luftanijes amerikane USS Pearl Harbor

Publikuar 1 vit më parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë me krenari në profilin e saj në Facebook historinë frymëzuese të Komandant Alban Dervishit, shqiptaro-amerikanit që do të marrë komandën e luftanijes amerikane USS Pearl Harbor në qershor të vitit 2025.

Alban Dervishi, i lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 25 vjet më parë së bashku me prindërit e tij për të ndjekur ëndrrën amerikane. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tij e çuan nga një ushtar i ri në Marinën Amerikane deri në pozitën prestigjioze të komandantit të një luftanijeje amerikane.

Ky sukses nuk është vetëm një krenari për Tiranën, por për mbarë popullin shqiptar, duke dëshmuar se bijtë dhe bijat e Shqipërisë mund të ngjiten lart në çdo fushë të jetës.

Njihuni më shumë me historinë e tij frymëzuese dhe arritjet e jashtëzakonshme duke ndjekur videon e publikuar nga Ambasada Amerikane. Ky është një shembull që tregon se puna e palodhur, përkushtimi dhe besimi në vetvete mund të çojnë drejt majave të suksesit.