Ardita Sinani: Petar Komljenoviq, shpresë për Luginën?
📢 Takim i frytshëm për zhvillimin ekonomik të Preshevës apo sfidë për afaristët vendorë?
Në ambientet e Komunës së Preshevës u prit delegacioni i kompanisë Interspeed, i udhëhequr nga Petar Komljenoviq, president i kompanisë, dhe bashkëpunëtorja e tij Leme Xhema. Ata prezantuan planet për ndërtimin e një Qendre Tregtare pranë Vendkalimit Kufitar Tabanoc, një projekt ambicioz me hapësirë prej 20,000 m², që do të operojë 365 ditë në vit, 24 orë në ditë. Ky investim pritet të krijojë 100 lokale dhe 1000 vende të reja pune.
Megjithatë, A mund të jetë ky një rrezik për afaristët vendorë?
Sipas një burimi të 24ur.com, qysh në vitin 2018, përmendet se Petar Komljenović ka qenë i afërt me regjimin e Sllobodan Millosheviqit, si dhe me partinë e Aleksandar Vuçiqit dhe oligarkun Miroslav Miskoviq, Po ashtu, në vitet ’90, ai është përmendur në trafikimin e cigareve.
🔴 Në këtë hallkë është edhe Leme Xhema, ish e kërkuara nga Interpoli.
Leme Xhema, e cila jeton në Medvegjë, mban kontakte të mira me struktura politike në Serbi, veçanërisht me ato të viteve 1990. Kjo mund të jetë një lidhje kyçe mes Petar Komljenoviq dhe Kryetares së Komunës së Preshevës.
A1 do të sjellë një shkrim të detajuar nga burimet e gazetës sllovene për këtë çështje.
A është ky një hap drejt zhvillimit ekonomik të Preshevës apo një lëvizje me sfond politik? A1 Info do të vazhdojë ta ndjekë këtë histori.


