Serbia ndalon sërish Ministrin e Kosovës – Diskriminimi ndaj shqiptarëve të Luginës vazhdon!

Publikuar 1 vit më parë

Serbia ka ndaluar për herë të dytë hyrjen e Ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, në Preshevë. Ky veprim, i kritikuar ashpër nga kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, është cilësuar si një akt i pastër diskriminimi ndaj shqiptarëve të Luginës.

Kjo është një tjetër dëshmi e politikës nacionaliste të regjimit të Vuçiqit, i cili, pavarësisht fasadës pro-evropiane, vazhdon të ndjekë një qasje autoritare, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.

Pavarësisht këtyre pengesave, shqiptarët e Luginës nuk ndalen! Presheva mbetet e vendosur për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe për të ruajtur lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare.

Përpjekjet për të na ndalur vetëm na bëjnë më të fortë!