NXËNËSJA YLLKA PIREVA FITUESE E GARAVE TË RECITUESVE “FLAKADANI I KARADAKUT 2025”
Në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut”, në progrsmi ne organizatorit, sot janë mbajtur garat rajonale të recituesve për shkollat e mesme.
Pjesëmarrës ishin shkollat e mesme të komunave Kamenicë, Gjilan, Kaçanik e Viti.
Fituese e edicionit të 24 të këtyre garave, ishte nxënësja nga Dardana, Yllka Pireva, e cila zuri vendin e parë. Vendi i dytë i takoi nxënëses Egzona Shabiu, ndërsa vendi i tretë Ejona Zenelit.
Manifestimi “Flakadani i Karadakut”, vazhdon me aktivitetin e radhës sonte me natën e dytë të festivalit muzikor, ndërkohë nesër do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe nata finale e festivalit “Flakadani i Karadakut 2025” që i kushtohet dëshmorit të kombit Njazi Azemi ‘Komandant Mjekrra.
A1info