IFTAR NGA BASHKËSIA ISLAME NË BUJANOC
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, shtroi iftarin tradicional me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të komunës së Bujanocit.
Duke filluar nga pushteti lokal i komunës, drejtoratet komunale, drejtorët e shkollave, përfaqësues nga ndërmarrjet private, nga mjekësia, personalitete publike, imamët e xhamive me këshillat e xhematit, përfaqësuesit e mediave dhe shumë të tjerë.
Iftarin e sontëm e madhështoi kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës Vedat ef. Sahiti me bashkëpunëtorë.
Pas iftarit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit Sulejmane Fejzullahu duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen.
Ndërkohë të pranishmëve iu drejtua kryeimami i BIK-ut Vedat ef Sahiti.
Në iftarin e sontëm morrën pjesë drejtues të KBI-së nga Gjilani e Kamenica.
Më pas hoxhallarët nga Kosova u shpërndanë nëpër xhamitë e Bujanocit për ti prirë namazit të teravisë dhe ligjëratave.
A1info