SOT HAPET ZYRTARISHT MANIFESTIMI “FLAKADANI I KARADAKUT” NË VITI
Sot prej orës 15:00 hapet zyrtarisht manifestimi kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut”.
Ky manifestim organizohet nga drejtoria e kulturës, rinisë dhe sportit në Viti dhe do të ketë aktivitete të shumta.
Ky Manifestim ngërthen në vete aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, të cilat janë të karakterve garuese, si në sport, gara të recitimeve, ShKA-të, e të Orës së madhe letrare e cila do të mbahet më 26 mars 2025, prej orës 11.00.
Vlen të theksohet se ky Manifestim është tradicional ,ky është viti i 24-të me radhë.
A1info