24 MARSI-DITA BOTËRORE E TURBEKULOZIT
Dita Botërore e Tuberkulozit organizohet çdo vit në 24 mars, dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike të Tuberkulozit (TB), si dhe rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë botërore të turbekulozit. Kjo datë lidhet me ditën kur Dr. Robert Koch në vitin 1882 shpalli zbulimin e bakterit që shkakton TB, zbulim i cili i hapi rrugën diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Përveç progresit që është bërë në dekadat e fundit, turbekulozi vazhdon të jetë vrasësi infektiv më kryesor në të gjithë botën, duke deklaruar më shumë se 4500 njerëz të infektuar në ditë. Manifestimi i TB-së rezistente ndaj shumë medikamenteve (MDR-TB) përbën një kërcënim të madh për sigurinë shëndetësore.
Në Preshevë nuk dihet numri i saktë i të sëmurëve nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
A1info