SAMI SALIHU: ASNJË GOZHDË E VETME PËR NJË VIT
Kryetari i LR-së, Sami Salihu, kritikoi pushtetin aktual në Preshevë për paaftësinë e këtij pushteti, për mungesë të punëve për një vit të tëri.
Ai në faqen e tij, shkruan:
“Shkoi edhe ky muaj dhe asnjë gozhdë e vetme nuk u vu askund nga ky pushtet lokal në Preshevë.
Asnjë gozhdë e vetme për një vit.
Pra, nuk është çështje e muajit të bekuar të Ramazanit, por çështje paaftësie.
Sa më shpejt të kthehet Ardita në shtëpi, aq më shpejt do të ketë mundësi për ndonjë gozhdë në Preshevë.”
A1info