17 Persona të Ndaluar në Maqedoninë e Veriut për Mosrespektim të Vendimit të Qeverisë për Shpalljen e Zisë
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë natës janë ndaluar gjithsej 17 persona në rajonet e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, të dyshuar për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për shpalljen e shtatë ditëve zie, që përbën vepër penale sipas nenit 387 të Kodit Penal.
Në Prilep janë ndaluar 12 persona, mes tyre edhe një i mitur. Në Shkup është ndaluar një i mitur dhe një menaxher i një lokali. Po ashtu, në Kërçovë është ndaluar një pronar lokali, ndërsa në Kumanovë janë ndaluar dy persona – një menaxher dhe një përgjegjës i një objekti hotelierik.
MPB njofton se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse ndaj personave të ndaluar.