Vuçiq: Serbia ka doktrinën për të ruajtur stabilitetin dhe mbrojtur veten nga çdo agresor potencial

Publikuar 2 vjet më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia ka kuptuar mesazhin e dërguar nga nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se Serbia ka një doktrinë që do t’i mundësojë të ruajë stabilitetin dhe të mbrohet nga çdo agresor potencial. Vuçiq shprehu shqetësim për këtë aleancë, duke e cilësuar Kroacinë si një vend të fuqishëm ushtarak, por po ashtu theksoi forcimin e ushtrisë serbe.

Ai komentoi gjithashtu situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ndodhet një urdhër arresti për tre zyrtarët e lartë të Republikës Srpska, duke e quajtur këtë një problem të madh. Vuçiq paralajmëroi për mundësinë e një “katastrofe të plotë” nëse këta zyrtarë arrestohen dhe shprehu shpresën se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Ai apeloi për unitet të popullit serb dhe për fokusim në mbrojtjen e interesave të Serbisë.

A1 info