Parlamenti i Serbisë konfirmon dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq

Publikuar 1 vit më parë

Beograd – Parlamenti Popullor i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq, duke i dhënë fund mandatit të qeverisë aktuale serbe.

Kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabiq, e falënderoi Vuçeviqin për punën e tij si kryeministër, duke e vlerësuar si një lider të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të guximshëm.

Me këtë vendim, Qeveria e Serbisë kalon në një mandat teknik, ndërsa nis afati 30-ditor për formimin e qeverisë së re. Nëse brenda këtij afati nuk arrihet të formohet një kabinet i ri, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Dorëheqja e Vuçeviqit vjen në një kohë kur skena politike serbe është përfshirë nga tensione të shumta, përfshirë çështjet e politikës së brendshme dhe të jashtme. Ndërkohë, pritet të shihet nëse presidenti Aleksandar Vuçiq dhe partia e tij do të arrijnë të formojnë një qeveri të re apo vendi do të përballet me zgjedhje të parakohshme.

A1 info