Serbia e konsideron “provokim” marrëveshjen ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Publikuar 1 vit më parë

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes trepalëshe të mbrojtjes të nënshkruar në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “provokim” dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.

Serbia ka kërkuar sqarime urgjente nga Tirana dhe Zagrebi për këtë marrëveshje, ndërsa e ka akuzuar këtë nismë si përpjekje për të izoluar Serbinë dhe për të minuar sigurinë në Ballkan. Beogradi pretendon se bashkëpunimi ushtarak me Kosovën është i paligjshëm dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen rajonale.

Nga ana tjetër, ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës theksuan se ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit mbrojtës, përballjen me sfidat e sigurisë dhe promovimin e integrimit euro-atlantik. Deklarata mbetet e hapur për shtete të tjera që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj iniciative.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vijon negociatat me BE-në për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Megjithatë, marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e obligon atë të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.