Turqia dënon sulmet izraelite në Gaza: “Fazë e re e politikës së gjenocidit”

Publikuar 1 vit më parë

Turqia ka reaguar ashpër ndaj sulmeve izraelite në Gaza, duke i cilësuar ato si një “fazë të re në politikën e gjenocidit” të qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Ministria e Jashtme turke e cilësoi masakrën ndaj qindra palestinezëve të vrarë nga sulmet e së martës si një sfidë të rëndë ndaj njerëzimit dhe një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.

“Masakra e qindra palestinezëve në sulmet e Izraelit në Gaza këtë mëngjes tregon se politika e gjenocidit e qeverisë Netanyahu ka hyrë në një fazë të re. Izraeli sfidon njerëzimin përmes shkeljeve të ligjit ndërkombëtar dhe vlerave universale në formën më të rëndë,” thuhet në reagimin e ministrisë, raportoi The Guardian.

Turqia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë një qëndrim të vendosur kundër Izraelit, duke kërkuar një armëpushim të përhershëm dhe lehtësimin e ndihmave humanitare për popullin palestinez.

“Si Turqi, ne përsërisim mbështetjen tonë të palëkundur për kauzën e drejtë të popullit palestinez dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të kontribuar në përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon,” përfundon deklarata.