Visar Memeti Ironia politike: “Çfarë mundi keni, Ardita dhe Enkel?”

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim ka ngritur një pyetje ironike drejtuar Ardita Sinanit dhe kryetarit të KNSh-së, Ragmi Rexhepi, duke vënë në pikëpyetje përpjekjet e tyre politike.

Në një postim publik, ai ka shpërndarë shkrimet e njëpasnjëshme të dyshes, të cilat, sipas tij, përsëritin të njëjtin lajm – anulimin e konkursit të bujqësisë nga Ministria përkatëse. Kjo, sipas tij, po bëhet për herë të dytë brenda një muaji, duke ngritur dyshime mbi qëllimin e kësaj qasjeje.

“A thua, çfarë mundi kanë pasur sot Ardita Sinani dhe kryetari i KNSh-së, që pas një muaji, për herë të dytë, e publikojnë vendimin e Ministrisë për anulimin e konkursit të bujqësisë?!” – shkruan ai me ironi, duke lënë të kuptohet se prapa këtij veprimi mund të fshihet diçka më shumë sesa thjesht një njoftim informativ.

Duke e mbyllur postimin me një shprehje enigmatike, ai shton: “Unë e di, por edhe ju do ta kuptoni nesër…”, duke lënë të kuptohet se pritet një zhvillim i ri që do të sqarojë gjithë situatën.

A1 info!