Mickoski i ashpër pas tragjedisë: BDI-së “Nuk do të kem mëshirë, do t’i nxjerr nga shtëpia për vesh”

Publikuar 1 vit më parë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar ashpër pas debatit mbi licencimin e diskotekës ku ndodhi tragjedia e fundit. Ai deklaroi se diskoteka ka pasur vetëm dy licenca, në vitin 2021 dhe 2023, dhe ngriti pyetjen se si janë nënshkruar këto licenca dhe mbi cilat elaborate e dokumente janë bazuar.

Në një deklaratë të prerë, Mickoski paralajmëroi se të gjithë ata që kanë tentuar të bëjnë politikë në kurriz të qytetarëve dhe viktimave do të mbajnë përgjegjësi.

“Në vitin 2024 e pamë se si kanë nënshkruar. T’i përgjigjem atyre që bëjnë konferenca në mes të natës. Këtu nuk ka politikë. Do të përgjigjeni të gjithë ata që keni tentuar të bëni politikë në kurriz të qytetarëve dhe të jetëve që këta fëmijë i kanë humbur. Nuk do të kem mëshirë, nga shtëpia do t’i nxjerr për vesh,” – deklaroi ai.

Duke iu referuar reagimeve të opozitës dhe përpjekjeve për të politizuar rastin, Mickoski theksoi se nuk do të lejojë që tragjedia të kthehet në një çështje etnike apo politike.

Lajmi është raportuar nga Shenja, ndërsa A1 Info përcjell zhvillimet e mëtejshme.