Titulli: Opozita akuzon pushtetin për punësime partiake dhe vonesa në pagesën e shpenzimeve të rrugës

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – Kryetari i Alternativës për Ndryshim ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke e akuzuar për punësime familjare dhe partiake pa asnjë kriter, ndërsa institucionet komunale vazhdojnë të përballen me mungesë financimi dhe vonesa në pagesat e shpenzimeve të rrugës për punonjësit.

Sipas opozitës, binomi Ardita – Ragmi ka krijuar një situatë të rëndë financiare në komunë duke vënë interesat personale mbi ato kolektive. Një nga problemet më të mëdha që po përballen punonjësit e institucioneve komunale është mungesa e kompensimit të shpenzimeve të rrugës, e cila nuk është paguar prej muajsh.

Gjendja më e rëndë raportohet të jetë në Ndërmarrjen Publike “Moravica”, ku punonjësit nuk kanë marrë fare kompensimin për transportin prej më shumë se 8 muajsh. Sipas opozitës, kjo situatë po krijon pakënaqësi dhe vështirësi financiare për shumë punonjës që mbështeten në këto mjete për të mbuluar shpenzimet e përditshme.

Opozita e konsideron këtë një shenjë të keqmenaxhimit dhe papërgjegjësisë së qeverisjes lokale, duke akuzuar pushtetin se nuk shqetësohet për mirëqenien e punonjësve, por vetëm për kënaqjen e interesave personale dhe të klaneve partiake.

A1 info.