Ndërron jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Publikuar 1 vit më parë

Me pikëllim është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pas një periudhe të rënduar shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e afërt, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij duke e cilësuar të ndjerin si një figurë të urtë dhe fisnike.

Ngushëllime ka shprehur edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili përmes një mesazhi publik ka shprehur solidaritetin e tij me familjen Thaçi në këto momente të dhimbshme.

Vetë ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, kishte marrë leje disa ditë më parë për ta vizituar të atin në spital, në një takim që u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Familja Thaçi pritet të bëjë të ditur detajet për ceremoninë mortore në ditët në vijim.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Haxhi Thaçin. U prehtë në paqe!