KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 17 mars 1932, ndërron jetë në Paris, Iljaz bej Vrioni, latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar. Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Légion d’Honneur. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Ndërroi jetë nga infrakti në Paris, u varros në Berat. Në vitin 1946, regjimi diktatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.

A1info