VOGËLUSHI FUTBOLLIST QË PREMTON SHUMË…
Vogëlushi me prejardhje nga Presheva, Noar Maliqi, është i lindur në qytetin e Cyrihut në Zvicër. Përveç mësimeve në shkollë , ai merret edhe me aktivitete të lira jashtëshkollore në karate e në futboll.
Në shkollën e futbollit në këtë qytet po tregon rezultate të jashtëzakonshme, për të cilat, flasin mirënjohjet dhe trofetë e fituara në ndeshje futbolli të vogël.
ky vogëlush, babai i të cilit është Lulzimi, me prejardhje nga Presheva, gjegjësisht nga fshati ElezBali, në të ardhmen premton shumë dhe presim që kur të rritet t’i bashkangjitet ekipit të reprezentacionit të Zvicrës, e të jetë pasardhës i denj i Granit Xhakës dhe Gjerdan Shaqirit.
A1info