Tragjedi në Koçan: 51 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar nga zjarri në koncert

Publikuar 1 vit më parë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti.

Sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, zjarri është shkaktuar nga mjetet piroteknike që u përdorën gjatë eventit. Ai tha se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, në vendngjarje kanë arritur ekipet e shpëtimit dhe ndihma mjekësore, ndërsa një helikopter është angazhuar për transportimin e të plagosurve në spitalet e Shtipit dhe Shkupit.

“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipet mjekësore nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me të cilin janë transportuar të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, tha Toshkovski.

Ministri njoftoi gjithashtu se trupat e viktimave do të dërgohen në Shkup për obduksion dhe paralajmëroi se përgjegjësit e kësaj tragjedie, përfshirë edhe organizatorët e koncertit, do të përballen me organet e drejtësisë.

“Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Publike dhe me të gjitha organet tjera, po punojmë hap pas hapi për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie,” tha Toshkovski, duke shtuar se të gjithë duhet të bartin përgjegjësi morale.

Ngjarja ka tronditur vendin, ndërsa hetimet për shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj tragjedie po vazhdojnë.

Raporton AlsatM, përcjell A1 Info.