Përplasjet mbi numrin e protestuesve në Beograd: MPB thotë 107 mijë, ish-ministri mbi 500 mijë
Në protestën masive të mbajtur në Beograd më 15 mars 2025, numri i pjesëmarrësve ka qenë subjekt i vlerësimeve kontradiktore. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë raportoi një pjesëmarrje prej rreth 107,000 qytetarësh, ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Bozho Preleviq, pretendon se numri ka qenë mbi 500,000.
Preleviq ka krahasuar sheshin Sllavije dhe rrugët përreth me kapacitetin e stadiumeve të futbollit, duke argumentuar se pjesëmarrja mund të ketë qenë edhe më e madhe se 500 mijë. Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, protesta u konsiderua si një nga më të mëdhatë në dekadat e fundit, duke reflektuar pakënaqësinë e thellë të qytetarëve ndaj qeverisë aktuale.