Trump: Bisedë “produktive” me Putinin, shpreson në përfundimin e luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të mirë dhe produktive” me presidentin rus, Vladimir Putin, të enjten.
Sipas Trumpit, ka “shumë gjasa që kjo luftë e tmerrshme dhe gjakatare të përfundojë”.
Gjatë bisedës, ai ka ngritur çështjen e trupave të Ukrainës të rrethuar në rajonin rus të Kurskut, duke i bërë thirrje Putinit që “të kursejë jetët e tyre”, raporton The Guardian.
Postimi i Trumpit vjen disa orë pas deklaratave të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se një takim Trump-Putin është i mundur dhe i nevojshëm në rrethanat aktuale.
Transmeton Koha, përcjell A1.