KALENDARI HISTORIK
Më 14 mars 1880 – U lind më në Elbasan, Aleksandër Xhuvani, ka qenë arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar. Për punën e tij në lëmin e arsimit është nderuar me titullin Mësues i Popullit. Aleksandër Xhuvani dha kontribut me vlerë edhe në themelimin dhe ndërtimin e didaktikës dhe pedagogjisë shkollore shqiptare. Didaktika, sipas tij është “një shkencë edhe një art; asht shkencë në pikëpamje të dijes që i jep nxanësit, asht art në pikëpamje të përdorunit e të zbatuemit të gjanave të mësueme.” U mor me trajtimin e çështjeve themelore të mësimit dhe të shkollës, siq janë: përmbajtjet mësimore, parimet didaktike, personaliteti i mësuesit, lokalet shkollore etj. Me tekstet e tij, Didaktikë e Edukatë, Didaktika etj., u përpoq që shkollën shqipe ta nxjerrë nga prapambeturia dhe kaosi i rrymave dhe ndikimeve të ndryshme pedagogjike dhe ta ngritë atë mbi një bazë unike e të përparuar didaktike, duke e mbështetur në arritjet e didaktikës evropiane. Në këtë plan, sipas Xhuvanit, rol të rëndsëishëm ka sidomos mësuesi, vokacioni i tij “sepse arti i edukatës, që ushtron mësuesi, asht ma i nalti e ma fisniku i arteve;…” Gjithashtu, vlerë të veçantë kanë edhe pikëpamjet e tij për çështje të ndryshme të pedagogjisë parashkollore, të arsimit për të rriturit (andragogjisë), të pedagogjisë familjare. Edhe Xhuvani, sikurse rilindësit tjerë, që kur gjendej në Egjipt, theksoi me forcë, domosdonë për ngritjen arsimore dhe kulturore të femrës shqiptare, të cilën e vlerësoi faktor shumë të rëndësishëm kombëtar dhe edukativ (pedagogjik). “Shkalla arsimore e gruas shqiptare, shkruan ai, asht themeli i edukatës shoqnore, themeli i përparimit tonë si shtet e si komb.
Alekdandër Xhuvani vdiq më 22 nëntor 1961.
A1info