Hashim Thaçi lejohet të vizitojë babanë e sëmurë në Kosovë
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-presidentit Hashim Thaçi t’i mundësohet lirimi i përkohshëm për ta vizituar babanë e tij në Kosovë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Në njoftimin e Speciales thuhet se vendimi është marrë për arsye humanitare dhe se Thaçi do të jetë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it gjatë vizitës.
Kujtojmë se në maj të këtij viti, Thaçi kishte vizituar Kosovën edhe për t’i qëndruar pranë nënës së tij të sëmurë.