Kur shqiptarët shkatërrojnë shqiptarët: Zhvatja, korrupsioni dhe dëbimi i heshtur i Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Emigrimi masiv nga Presheva nuk është thjesht pasojë e mungesës së punës, është një dëbim i heshtur, i orkestruar me mjeshtëri, ku dorën mbi fatin e qytetarëve nuk e ka vetëm Beogradi, por edhe politikanët shqiptarë që kanë kthyer korrupsionin në mënyrë jetese.

Pushteti qendror në Serbi, duke e ditur se Presheva është pothuajse 100% shqiptare, ka ndarë buxhetin dhe është tërhequr, duke mos e vrarë mendjen për keqpërdorimet e tmerrshme. Për ta, çdo krim financiar, çdo zhvatje dhe çdo akt korrupsioni është thjesht një tjetër hap drejt shkatërrimit të vetë shqiptarëve nga duart e tyre. Kjo është strategjia më e sofistikuar e spastrimit etnik, jo me tanke dhe ushtri, por me varfëri të qëllimshme, korrupsion dhe rrënim të besimit në institucione.

Por problemi më i madh nuk qëndron vetëm në Beograd. Politikanët shqiptarë të Preshevës kanë krijuar një rrjet kriminal që vjedh, zhvat dhe shkatërron çdo mundësi për zhvillim. Nën petkun e patriotizmit dhe parullave për bashkim kombëtar, ata kanë ndërtuar një sistem të egër plaçkitjeje, duke i kthyer institucionet komunale në strofulla zhvatësish.

Drejtoria për Urbanizëm është vetëm maja e ajsbergut. Aty, qytetarët përballen me një mur të pakalueshëm burokratik, ku gjithçka zgjidhet vetëm nëse “paguan”. Kjo nuk është administratë është zhvatje kriminale e pastër! Bile, bile te kjo e fundit nëse nuk hep haraçin në të parën. Më nuk do të mund të krysh fare punë në shenjë hakmarrje.

Puntorë të administratës, që sot kanë bërë pasuri të majme në Kosovë, e kanë ndërtuar këtë rrjet duke u pasuruar me paratë e plaçkitura nga populli i varfër i Preshevës. Ata nuk shqetësohen as për qytetarët, as për Preshevën mjafton që pasuritë e tyre të rriten dhe që sistemi i tyre korruptiv të mbetet i pacenuar.

Spektri politik shqiptar ka ngritur një ombrellë të pistë, ku zhvatja financiare dhe shpëlarja e parave mbrohen nga retorika boshe për bashkim kombëtar. Ata e dinë se Serbia nuk do të ndërhyjë për një buxhet komunal në fund të fundit, shqiptarët po shkatërrojnë shqiptarët, dhe kjo i shkon për shtat politikës së Beogradit.

Kjo katastrofë ka krijuar një presion të tmerrshëm psikologjik dhe fizik për qytetarët. Në mungesë të drejtësisë, të shpresës dhe të sigurisë, njerëzit nuk ikin vetëm për një vend pune ata ikin për t’i shpëtuar një realiteti kriminal ku shteti dhe ligji janë vetëm fjalë boshe.

Kjo nuk është thjesht varfëri. Kjo është një formë moderne e dëbimit etnik, ku populli dëbohet nga vetë politikanët dhe zyrtarët e tij.

Presheva po zbrazet, jo vetëm për shkak të Serbisë, por për shkak të atyre që me një dorë valëvisin flamurin kombëtar dhe me tjetrën vjedhin dhe shkatërrojnë çdo mundësi për një jetë dinjitoze.

Liderët kyç në Luginë fëmitë e tyre me milion i kan dërguar të jetojnë në Kosovë dhe gjatiu, pasiqë Presheva për ta është shkretë.

Sa kohë që ky sistem kriminal të mos çrrënjoset, Presheva do të mbetet një qytet i braktisur jo nga Serbia, por nga vetë shqiptarët.

Opinion: Nga Kujtim Sadriu