KALENDARI HISTORIK
Më 13 mars 1965 – Vdes në Florida, në moshën 83 vjeçare, Fan S. Noli. Fan Noli, ishte një shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator dhe themelues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, i cili shërbeu si Kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në 1924 gjatë Revolucionit të Qershorit. Noli, u vendos përgjithmonë në SHBA, në vitet 1930, duke marrë nënshtetësinë, dhe duke rënë dakord për t’i dhënë fund përfshirjes së tij politike.
A1info