MEMETI: PUSHTETI AKTUAL NGULFAT INSTITUCIONET ME PUNËSIME PA KRITERE

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i APN-së, Visar Memeti në faqen e tij të facebookut, kritikoi binomin Ardita-Ragmi, siç thotë për ngulfatjen e institucioneve ku është themeues komuna me militantë partiakë, duke e dëmtuar kështu buxhetin e komunës.
Ai, për këtë problematikë shprehet:

“VAZHDON NGULFATJA E INSTITUCIONEVE PUBLIKE NGA PUSHTETI LOKAL ME MILITANTË PARTIAKË!!!

Në nëntor të vitit të kaluar, pushteti aktual, i udhëhequr nga binomi Ardita-Ragmi, përjashtoi nga puna gjashtë punonjës shqiptarë në Qendrën për Punë Sociale, të cilët kishin kontrata të përhershme, me arsyetimin e “mungesës” së financave.
Megjithatë, javën e kaluar, po në këtë institucion, u punësuan dy militantë partiakë pa kurfar kriteri, duke e çuar numrin e të punësuarve në këtë institucion në shtatë që nga muaji janar.
Hipokrizia e këtij pushteti qëndron në faktin se, në nëntor, larguan gjashtë punonjës me kontrata të përhershme, duke pretenduar se nuk ka mjete financiare për vitin 2025, ndërsa po në 2025 punësojnë shtatë militantë partiakë.
Vlen të theksohet se personat e larguar jashtligjshëm nga puna janë në proces gjyqësor dhe disa prej tyre tashmë janë rikthyer me vendim gjykate, ndërsa pritet të kthehen së shpejti edhe të tjerët.
Si rezultat i gjithë kësaj, shumë shpejt, në Qendrën për Punë Sociale do të jenë 13 persona që do të paguhen nga buxheti i komunës – përfshirë gjashtë punonjësit që do të kthehen me vendim gjyqësor dhe shtatë militantët partiakë të punësuar nga Ardita dhe Ragmia, duke vazhduar ngulfatjen e buxhetit të komunës vetëm me punësime partiake, e jo me projekte”.

A1info