Protestë në Bujanoc: Kërkohet hapja e paraleleve shqipe në çerdhe

Publikuar 1 vit më parë

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KNSH), Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se sot është zhvilluar një aksion protestues para çerdhes së qytetit në Bujanoc, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me mungesën e paraleleve në gjuhën shqipe.

Sipas Lutfiu, në këtë institucion funksionojnë mbi gjashtë paralele me mësim në gjuhën serbe dhe vetëm një në shqip, ku fëmijët shqiptarë të të gjitha moshave janë grumbulluar në një klasë të vetme, gjë që ai e cilësoi të kundërligjshme.

“Kjo po ndodh në një qytet ku 62% e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa 25% serbë,” ka shkruar Lutfiu, duke shtuar se shumë prindër shqiptarë po presin prej muajsh për të regjistruar fëmijët e tyre, ndërkohë që lista e pritjes vazhdon të zgjatet.

Në pankartat e vendosura gjatë protestës, drejtori i çerdhes është cilësuar si “mashtrues”, me arsyetimin se prej vitesh premton zgjidhjen e këtij problemi, por pa rezultate konkrete.

Lutfiu paralajmëroi se, nëse nuk merren masa për hapjen e paraleleve të reja në shqip, protesta e radhës do të organizohet me pjesëmarrjen e prindërve të pakënaqur.

“Fëmijët e secilit nacionalitet duhet të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme,” përfundoi ai.