KALENDARI HISTORIK
Më 11 mars 1963 – Lindi në Tropojë, Azem Hajdari, lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Në vitin 1995, diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Më tej u bë një politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri. Ka qenë deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. Më 2 tetor “1998”, Hajdari e nderuan pas vdekjes me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”, Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe më 2007 u dekorua me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti Bamir Topi. Në nder të Hajdarit dhe Besim Çerës u ngrit një monument në vendin ku u vranë.
A1info