MEDIET DHE PUSHTETARËT

Publikuar 1 vit më parë

Disa portale moti kohë e kanë thyer kodeksin dhe etikën gazetareske, duke e favorizuar ndonjë parti politike, apo më mirë të themi duke u bërë “vegël” e ndonjë partie, për të përfituar e për ta lëpirë ndonjë asht të lënë nga politika, të tillët, lëre se e kanë shkelur me dy këmbë kodeksin gazetaresk, por edhe realitetin e krijuar e shpërfaqin në favor të partive në pushtet, të cilat i kanë si mburojë të dështimeve të tyre të njëpasnjëshme.

NJËANSHMËRIA

Njëanshmëria në gazetari e dëmton në masë të madhe objektivitetin dhe realitetin gazetaresk, e krijuar në hapësirat tona të populluara me shqiptarë autoktonë, duke mos i lënë aspak hapësirë partive opozitare që përmes platformave informuese ta shprehin pakënaqësinë dhe dështimet e pozitës karshi zhvillimeve politike, ekonomike e sociale, të cilat dita-ditës po rëndohen nga dështimet e pushtetit lokal, i cili, për përmirësim të kushteve për jetesë të shqiptarëve të këtushëm, lë për të dëshiruar.
Portalet dhe televizionet tona, vërtetë mbahen gjallë nga projektet e bëra për të konkurruar qoftë në konkurs që hapë komuna, qoftë të Ministrisë së Kulturës dhe të Informimit, por duhet në një masë të madhe ta ruajnë etikën gazetareske, të ikin nga njëanshmëria, të jenë korrekte në qasje dhe në informacione, dhe mos të bien pre e politikës ditore, sepse gazataria mbështillet me një “lëkurë të hollë” të ruajtjes së emrit të shenjtë GAZETARI, e që po e gërvishët atë lëkurë, atëherë do të gjakoset gazetaria.

POLITIKA NË GAZETARI

Jemi të vetëdishëm që nga pluralizmi politik e këndej, shumica e mjeteve të informimit kanë punuar dhe kanë mbajtur krahun politikës që është në pushtet, duke e harruar dhe atë qëllimisht mësimet që kanë dalur nga studimet e Faklutetit të Gazetarisë për mosanshmërinë, korrektësinë dhe objektivitetin gazetaresk.
Një gazetari e politizuar nuk mund të quhet gazetari apo gazetar, por veç një gazetari e gazetar të interesit, prandaj shpresa për një gazetari, apo portale a televizione që të qëndroj në vijën e barazpeshës së gazetarisë së mirëfilltë, ka perënduar dhe është futur brenda një xingone të errët.
Është e vërtetë që pushtetet lokale i kanë kapur mediet, me pagesë, për të qenë gjithherë në krah të tyre, dhe në mbrojtje të interesave të tyre, por kjo për gazetarinë e mirëfilltë do të thotë varrosje e gazetarisë nga pseudo gazetaria.
Prandaj, shpresojmë që në të ardhmen, ato portale dhe ata gazetarë që janë në ndikim të politikës ditore, bile pak t’i përmbahen rregullave strikte të gazetarisë, të përmirësohen dhe të dalin nga kjo errësirë e keqe që e ka kapluar informimin shqip në trevat tona.

Redaksia