Qytetarët e Preshevës mbushin vetë gropat në rrugë: Pakënaqësi për neglizhencën e autoriteteve

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë — Banorët e rrugëve “Vëllezërit Frashëri” dhe “Kumanova” në Preshevë kanë marrë iniciativën për të mbushur vetë gropat në rrugët e lagjeve të tyre, pas mungesës së reagimit nga autoritetet lokale.

Sipas qytetarëve, premtimet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore u dhanë gjatë fushatës parazgjedhore, por që nga ajo kohë nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për riparimin e dëmtimeve në rrugë.

“Kemi pritur me muaj që të ndërhyhet, por nuk ndodhi asgjë. Rrugët janë të mbushura me gropa dhe rrezikojnë sigurinë tonë dhe të fëmijëve, prandaj vendosëm t’i mbushim vetë,” tha një nga banorët e lagjes për A1 Info.

Qytetarët kërkojnë që komuna të ndërmarrë masa urgjente dhe të përmbushë premtimet për përmirësimin e infrastrukturës.

A1 Info do të kërkojë reagimin e zyrtarëve komunalë për këtë çështje.