Edhe në Junik votohet për “Listën Serbe” — Rashiq: Si është e mundur kur s’ka asnjë serb atje?

Publikuar 1 vit më parë

Në një konferencë për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ngriti pikëpyetje të forta mbi votat që ka marrë “Lista Serbe” në komunat ku nuk jeton asnjë qytetar serb.

Rashiq theksoi se, ndonëse është akuzuar se ka marrë vota nga shqiptarët, kjo nuk është e vërtetë. Ai iu drejtua “Listës Serbe” me pyetjen:

“Si është e mundur të merrni vota në Drenas, Prishtinë, Gjakovë, e mbi të gjitha në Junik e Dragash, kur nuk ka asnjë serb?”

Kjo deklaratë ngre dyshime serioze mbi procesin zgjedhor dhe përfshirjen e strukturave politike nga Beogradi. Sipas Rashiqit, është e qartë se “Lista Serbe” mbështetet drejtpërdrejt nga Beogradi dhe e gjithë politika e tyre drejtohet prej atje.

A1 Info do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet.