Aktivitet me rastin e 8 Marsit, organizuar nga Besa Asllani (foto galeri)
Koordinatorja e Zyrës për të Rinj, Besa Asllani, organizoi një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku ishin të pranishme shumë gra dhe vajza të reja. Gjatë manifestimit, u shfaq një dokumentar që theksoi sakrificat e grave që luftuan për barazi dhe të drejta të barabarta.
Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, mori fjalën dhe e përshëndeti këtë ngjarje domethënëse. Ajo theksoi se fryma e përpjekjes për barazi vazhdon edhe sot, duke krijuar mundësi për zhvillim dhe përfshirje të grave në administratë dhe sektorin profesional.
Nëpërmjet programeve mbështetëse dhe financimit të startupeve të drejtuara nga gratë, po ndërtohet një ambient që vlerëson dhe përkrah talentin dhe punën e grave.
Përmes këtij aktiviteti, u nënvizua rëndësia e besimit në veten e çdo gruaje dhe ndjekjes së ëndrrave me vendosmëri. Besa Asllani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe stafin për angazhimin e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm.
A1 info.




