Grupi qytetar në Preshevë kërkon respektimin e dy gjuhësisë në institucionet shtetërore

Publikuar 1 vit më parë

Grupi qytetar aktiv në Preshevë, i njohur për qëndrimin e tij të vendosur ndaj çështjeve që prekin të drejtat e shqiptarëve në Luginë, ka nisur një iniciativë të re duke kërkuar nga gjykatat dhe institucionet shtetërore respektimin e dy gjuhësisë.

Ata kanë përgaditur për të dorëzuar një parapadi kundër praktikës së Gjykatës Themelore në Bujanoc dhe degës së saj në Preshevë, duke denoncuar se thirrjet dhe vendimet zyrtare dërgohen qytetarëve shqiptarë vetëm në gjuhën serbe dhe në alfabetin cirilik, duke shkelur kështu të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Serbisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në parapadinë e tyre, grupi qytetar përmend shkeljet e mëposhtme:

• Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një proces të drejtë gjyqësor

• Neni 21, paragrafi 2 i Kushtetutës së Serbisë, për barazinë para ligjit

• Neni 33, paragrafi 2 i Kushtetutës së Serbisë, për të drejtën e marrjes së informatave në gjuhën që e kuptojnë të pandehurit

• Neni 68, paragrafi 2 i Kushtetutës, për të drejtën në ndihmë juridike

• Neni 23, paragrafi 1 për dinjitetin dhe zhvillimin e lirë të personalitetit

• Neni 25 për mbrojtjen e integritetit fizik dhe psikik

• Neni 27 për të drejtën në liri dhe siguri

Grupi qytetar kërkon që të gjitha komunikimet zyrtare, thirrjet gjyqësore dhe vendimet të dërgohen në dy gjuhë — serbisht dhe shqip — siç e parasheh ligji për përdorimin e gjuhëve dhe shkrimeve në Serbi.

Kjo nismë vjen në vazhdën e aktivizmit të këtij grupi, i cili më herët ka ngritur zërin edhe për çështjen e pikës kufitare Miratoc-Llojan, duke insistuar për lëvizje të lirë dhe respektimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginë.

A1 Info do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë iniciativë dhe zhvillimet e saj.