Biblioteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë nderon veteranët e arsimit me libra dhe mirënjohje

Publikuar 1 vit më parë

Me rastin e 7 dhe 8 Marsit, Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë ka zhvilluar një aktivitet të veçantë duke vizituar shtëpi për shtëpi veteranët e arsimit, ish-punëtorët e bibliotekës dhe mësimdhënësit e shkollave të qytetit.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në edukimin e brezave të rinj, janë dhuruar libra dhe mirënjohje — si simbol i diturisë dhe përjetësisë së dijes.

“Një libër është më shumë se një dhuratë — është kujtim për mësimet që na kanë dhënë këta njerëz të palodhur, të cilët kanë ndriçuar rrugën tonë me dije, kulturë dhe vlera të qëndrueshme,” u tha gjatë këtyre vizitave.

Nderimi për ju është i përjetshëm!

Gëzuar festat e Marsit!