Albin Kurti thyen rekordin historik të votave, tejkalon rezultatin e Vjosa Osmanit nga viti 2021

Publikuar 1 vit më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thyer rekordin historik të votave individuale, duke marrë 337,101 vota në zgjedhjet e fundit. Ky rezultat e vendos atë si politikanin më të votuar ndonjëherë në Kosovë, duke kaluar presidenten Vjosa Osmani, e cila në vitin 2021 kishte fituar 300,788 vota si kryetare e Listës Guxo, në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Edhe pse Kurti ka marrë 58,921 vota më pak se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ky sukses personal konfirmon mbështetjen masive që ai gëzon mes votuesve kosovarë.

Rezultati i fundit tregon për ndikimin e fortë të Kurtit në skenën politike dhe pozicionin e tij si lideri më i fuqishëm elektoral në historinë e Kosovës deri më tani.